Deputetët që nuk votuan për Protokollin për anëtarësimin në NATO (Lista)

 Deputetët që nuk votuan për Protokollin për anëtarësimin në NATO (Lista)

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje votoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Këtë akt të rëndësishëm e votuan 114 nga 116 deputetë të pranishëm në Kuvend. Katër deputetë të tjerë nuk ishin të pranishëm në këtë seancë.

Nga lista e Kuvendit shihet se deputetët që nuk votuan dhe që nuk ishin të pranishëm janë nga koalicioni me VMRO-DPMNE, informon INA. Dy deputetët që ishin të pranishëm dhe që nuk votuan janë: Zoran Gjorgjievski, deputet i VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, i cili në zgjedhjet e parafundit lokale ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar komune. Deputeti tjetër është Zoran Iliovski nga Manastiri. Ndërsa katër deputetët që nuk ishin në seancë janë: Ivan Stoilkoviq – deputet nga Partia Demokratike Serbe, Boris Zmejkovski, Vasil Pishev, Krsto Jovanovski.(INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com