Deputeti i VMRO-DPMNE-së shkoi në Durrës për të ndihmuar (Video)

 Deputeti i VMRO-DPMNE-së shkoi në Durrës për të ndihmuar (Video)

Deputeti i VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev ka qenë protagonist i një karvani të ndihmave në zonën e goditur nga tërmeti në Shqipëri.

“Sot isha atje për të ndihmuar aq sa mundem. Isha në konferencën në Tiranë me pjesëmarrësit nga tërë Ballkani, por kur i pam lajmet dhe dëgjuam se ka nevojë për ndihmë, ne shkuam drejt në Durrës. Shkarkuam dy kamionë me ujë, lëngje, kuti me ushqime…Nëse është e nevojshme do të përvishem edhe për kërkimet nëpër rrënoja… Një pamje e trishtuar, me tragjeditë njerëzore, por edhe shumë njerëz që donin të ndihmonin, shumë vepra të mira, njerëzimi. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin më shumë në Ballkan. Shkupi është një qytet solidariteti. Qyteti i ndërtuar nga hiri i tërmetit. Përgjegjësia jonë është për të ndihmuar, dhe Maqedonia është një fqinj i mirë.”, ka shkruar Gjorçev në profilin e tij në facebook./Lider.mk/

Денес во Драч. Бевме брзи и организирани. Луѓето може и треба да си помагаат.

Gepostet von Владимир Ѓорчев (Влатко Ѓорчев) am Dienstag, 26. November 2019