Deputetja e ASH-së, Arta Toçi pjesëmarrëse në konferencën regjionale (Foto)

 Deputetja e ASH-së, Arta Toçi pjesëmarrëse në konferencën regjionale (Foto)

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Prof. Dr. Arta Toçi morri pjesë në konferencës regjionale në kuadër të javës për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore e organizuar nga Instituti Nacional Demokratik me seli në Maqedoninë e Veriut (NDI-Maqedoni) dhe Klubi i grave të Kuvendit të RMV-së, e cila u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Temë e kësaj konference ishte “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes ndaj femrave në politik”.

Në këtë konferencë, morrën pjesë edhe deputete nga shtetet e rajonit, ku diskutuan rreth të drejtave të grave dhe për barazinë gjinore./albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com