Dërguan ndihma në Durrës, Plisat i marrin me vete 30 qytetarë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë

 Dërguan ndihma në Durrës, Plisat i marrin me vete 30 qytetarë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë

Grupi i tifozëve Plisat kanë treguar sonte se kanë përfunduar me sukses ditën e parë të aksionit për t’i ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Në një postim në facebook, ky grup ka lajmëruar se ka përfunduar me sukses aksioni i tyre i ditës së parë derisa kanë treguar edhe sa familje kanë furnizuar me gjërat elementare. “250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna. Tashmë morrëm rrugën për Prishtinë.

Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morrëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë. Vazhdojmë nesër!”, kanë shkruar ky grup në faqen e tyre në Facebook.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com