Deri në fund të shtatorit duhet të arrijnë ‘Fingerprintat’ për zgjedhjet lokale

 Deri në fund të shtatorit duhet të arrijnë ‘Fingerprintat’ për zgjedhjet lokale

Pajisjet për identifikimin e gishtave për zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të arrijnë në fund të shtatorit.

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje ka përzgjedhur kompani gjermane, ndërsa kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski nuk tha se si këto pajisje do të dërgohet në vendvotime dhe se për këtë duhet të ketë plan. Ai tha se ka pasur katër oferta, ndërsa kompania gjermane ka qenë më e mira.

“Më 1 korrik përfundoi procedura për identifikim biometrik të votuesve me gisht. Katër kompani aplikuan. Komisioni për Furnizime Publike më propozoi një kompani, ndërsa unë e mora vendimin. Vendimi ndodhet në ueb-faqen për furnizime publike: “Dermalog” nga Gjermania. Kjo kompani është përzgjedhur, ka përmbushur kushtet, ka qenë më e mirë dhe ka pasur ofertë më të volitshme dhe për këtë shkak e pranova propozimin”, tha Dashtevski.

Ai tha se në tender ka pasur garanci dhe se të dhënat në këto pajisje do të vendosen në MPB.

“Të dhënat nuk mund të keqpërdoren. Nuk blejmë kompani, por pajisje. Afati është 60 ditë. Dhe nëse procedura zgjat 10 ditë, kemi kohë që deri në fund të shtatorit pajisjet të arrijnë tek ne”, tha mes tjerash Dashtevski.