Dështaku i Interit refuzon të jetë shok skuadre me Ribery dhe Boateng!

 Dështaku i Interit refuzon të jetë shok skuadre me Ribery dhe Boateng!

Merkato e Interit në dalje është ende e bllokuar për një sërë arsyesh. Joao Mario dhe Dalbert janë dy futbollistët që duhet të largohen, por deri tani të dy kanë bërë “mur” pasi disa destinacione nuk i kanë pëlqyer aspak.

Duke nisur nga Joao Mario që ka më pak merkato dhe priten pista si Turqia apo Franca, qoftë edhe huazim te Dalbert, i blerë te Nice vetëm një sezon më parë për shfirën 21 mln euro. Braziliani, i cili është konsideruar si dështak nga drejtuesit zikaltër dhe trajneri Conte, që e ka provuar në ndeshje dhe e ka parë në stërvitje, vazhdon të thotë “jo” për destinacionin Firence, edhe pse Fiorentina ka zyrtarizuar Franck Ribery dhe më përpara tij Boateng.

Dalbert preferonte rikthimin te Nice, por francezët nuk e dëshirojnë. Në anën tjetër, bllokohet për momentin kalimi i Biraghit të Fiorentinas te Interi, edhe pse futbollisti do vetëm zikaltërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com