Dështon Integrimi: Nuk ka datë për bisedime, Hahn u kërkoi falje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

 Dështon Integrimi: Nuk ka datë për bisedime, Hahn u kërkoi falje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Këshilli i Bashkimit Evropian nuk ka arritur në një vendim të unifikuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, percjell Fakte.

Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave, ministrja finlandeze për çështjet evropiane, Tytti Tuppurainen ka theksuar se një shtet ishte kundër hapjes së negociatave për të dyja vendet.

“Fatkeqësisht kishte disa vende që ishin hezituese. Një vend ishte kundër. Pra kërkohet unanimitet për një vendim. U munduam të gjenim të gjitha mundësitë për të dërguar një mesazh në Ballkan, por kjo nuk ishte e suksesshme. E vetmja që që mundëm të arrimë është që Këshilli i BE-së do t’i kthehet kësaj çështje dhe shpresoj që do të merret një vendim pozitiv. Liderët e BE-së do të kenë një shans për të diskutuar këtë çështje do ta diskutojnë në një kontekst më të gjerë. Shumica e vendeve anëtare ishin mbështetësve për hapjen e negociatave jo se ishte në interesin tonë por populli në Shqipëri dhe Maqedoni e duan këtë gjë. Shpresoj të jemi të suksesshëm më datë 18”.

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në fjalën e tij pas mbledhjes së ministrave të jashtëm evropiane deklaroi se këtë nuk e cilëson një moment lavdie.

“Do të doja të përdorja këtë mundësi që ne nuk arritëm të gjemë një marrëveshje. Nuk është një moment lavdie. Kam luftuar për ta bërë të mundur dhe nuk do të ndalojmë. Shpresoj të bindim të tjerët sepse po flasim për diçka jetësore ku unë personalisht nuk kam asnjë ndjenjë negative por siç e thatë edhe ju procesi është i bazuar në meritë dhe ata kanë plotësuar kushtet. Edhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona por nuk e bëmë këtë. Ne bëmë të pamundurën për të bërë një marrëveshje por nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje sot, por bëmë një punë përgatitore që i kalon Komisionit Evropian mes realizmit dhe optimizmit. Të gjithë vendet anëtare kanë rënë dakord që ta çojnë përpara një lloj liste me kushte që të dy vendet duhet të plotësojnë, sipas vlerësimit tonë këto vende i kanë plotësuar, por mendoj se kishte kushte specifike që duhet të përmbushen, por që vlerësimi i vendeve anëtare ka të bëjë edhe me faktin e kushteve politike dhe jo vetëm teknike. Për Shqipërinë kriza politike ka bërë të veten dhe katër vende anëtare po lobojnë fort për këtë.”