Dështuan me slloganin e parë, po bëhen “hit” me slloganin e ri (Video) – AlbMania          

Dështuan me slloganin e parë, po bëhen “hit” me slloganin e ri (Video)

 Dështuan me slloganin e parë, po bëhen “hit” me slloganin e ri (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shkaktuar stuhi të talljeve në rrjetet sociale me slloganin e tyre më të ri.
Pas reagimeve negative ndaj slloganit “U tha, u bë!”, partia e Ali Ahmetit sot tentoi të promovojë një sllogan të ri për zgjedhjet e 12 prillit “hajdeknej”. Por sllogani i dytë u prit edhe më keq dhe shkaktoi një valë të gjërë talljesh në rrjetet sociale.

Si pasojë e këtyre talljeve faqet që e promovuan, në këto çaste kanë filluar ta tërheqin slloganin e ri, ndërsa edhe aktivistët kanë marë urdhër ta fshijnë nga profilet e tyre./AlbMania/

HAJDE KNEJ!

HAJDE KNEJ!HAJDE KNEJ KA CK ME PA…PART 1#QeshuTV

Gepostet von Qeshu TV am Dienstag, 25. Februar 2020