Deskoska në bisedime me grupet më të vogla të deputetëve, më pas takim me grupet e punës për ligjin për PP-në

 Deskoska në bisedime me grupet më të vogla të deputetëve, më pas takim me grupet e punës për ligjin për PP-në

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot duhet të mbajë takime të ndara me grupet më të vogla të deputetëve rreth ligjit për prokurorinë publike, në të cilat deputetët duhet t’i japin vërejtjet përfundimtare për ligjin.

Negociatat e Deskoskës me grupet më të vogla të deputetëve paraqesin tentim që të sigurohet 80 deputetë pa VMRO-DPMNE-në për ligjin të miratohet pas shpërndarjes së Parlamentit më 12 shkurt.

Pas këtyre takimeve, për të cilat ende nuk dihet se kur do të mbahen, duhet të kontraktohet edhe takim i grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës në përbërje më të gjerë, në tentim që të harmonizohet versioni i propozim-ligjit, i cili më vonë do t’i parashtrohet Kuvendit.

Pas takimit të grupit të punës të premten e kaluar disa grupe të deputetëve parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa lutën për kohë shtesë për t’i formuluar për shkak të obligimeve që i patën me dialogun Zhan Mone. Për shkak të besimit të procesit, nga Ministria e Drejtësisë thanë se nuk do të zbulojnë se cilat grupe të deputetëve parashtruan amandamente.

VMRO-DPMNE opozitare nuk tërhiqet nga kërkesat për ligjin për PP-në, pasi që të premten i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridik të cilët dhanë vërejtje për debatit dhe së bashku me ta të bëjnë amandamente për propozim-ligjin.

Lidhur me thirrjen e liderit partiak, Hristian Mickoski drejtuar Ministrisë së Drejtësisë t’i pranojë të gjitha vërejtjet e ekspertëve të cilët morën pjesë në debatin publik, Janushev vërejti se ministrja Renata Deskoska qëndron përballë tërë kastës juridike.

Për atë nëse do sillet ligji para zgjedhjeve, Janushev thotë se sipas partisë, gjithsesi se duhet të miratohet, por jo i atillë, siç e propozon LSDM-ja.

Dje edhe ministrja Renata Deskoska e porositi VMRO-DPMNE-në se nëse mendojnë se ka nevojë për ndryshime të tekstit të ligjit, t’i përkushtohen përgatitjes së amandamenteve. Vetëm ashtu, thotë, do të tregojnë se janë të gatshëm t’i lënë interesat e eurointegrimeve para interesave personale të të akuzuarve dhe të dyshuarve nga radhët e tyre.

Në takimin e së premtes të grupit të punës në format më të gjerë me përfaqësues të partive politike dhe grupeve të deputetëve nga Kuvendi, u bisedua për amandamentet për përmirësim të tekstit ligjor pas debatit dyditor publik të ekspertëve për ligjin.

Mbetet e hapur çështja nëse partitë do të arrijnë t’i harmonizojnë qëndrimet në mënyrë që Parlamenti ta miratojë ligjin deri në shpërndarjen e Kuvendit. Sipas kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, ka mundësi rregulloreje që propozim-ligji menjëherë të vihet në mbledhje kuvendore nëse teksti harmonizohet.

Për domosdoshmërinë e miratimit të ligjit për PP-në, gjatë ditëve të kaluara, folën edhe faktorët e brendshëm politik, por edhe bashkësia ndërkombëtare. /Zhurnal.mk/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com