Dhëndëri i Naim Tërnavës thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votë për bashkëshorten

 Dhëndëri i Naim Tërnavës thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votë për bashkëshorten

Hysni Beka, dhëndëri i kryetarit të BIK-ut Naim Tërnavës, i është bashkuar personave të cilët kanë thyer sot heshtjen zgjedhore duke kërkuar votën e qytetarëve për bashkëshorten e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Beka u ka kërkuar që ta votojnë bashkëshorten e tij e cila kandidon për deputete të Kuvendit të Kosovës.


Kujtojmë se heshtja zgjedhore ka filluar që nga orët e parë të së shtunës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kujtojmë se një veprim i tillë është i ndaluar për me ligjin për Zgjedhje i cili ua ndalon secilit person të bëjë fushatë për zgjedhjet nacionale. Pra, me Ligj është ndaluar çfarëdo fushate për zgjedhjet prej heshtjes zgjedhore deri në përmbyllje të kutive të votimit.

Në PZAP kanë thënë se secili person që bën fushatë në çfarëdo mënyre do të gjobitet. Kanë thënë se vetëm duhet të dërgohet në PZAP ankesa dhe vendimi do të nxirret bazuar në Ligjin për Zgjedhje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com