Dhurata Dora interpreton “Zemër” me Soolking para publikut francez – AlbMania    
     

Dhurata Dora interpreton “Zemër” me Soolking para publikut francez

 Dhurata Dora interpreton “Zemër” me Soolking para publikut francez

Dhurata Dora ishte e ftuar në koncertin e Soolking.

Një prej projekteve më të suksesshme të Dhurata Dorës është “Zemër” në duet me Soolking.

Kënga ka bërë bujë edhe jashtë trojeve shqiptare, duke bërë që zëri i artistes shqiptare të dëgjohet në mbarë botën.

Së fundi, Soolking ka mbajtur një koncert, në të cilin kishte të ftuar disa prej bashkëpunëtorëve të tij në projekte muzikore.

Mes tyre ishte edhe Dhurata Dora, me të cilën kënduan hitin “Zemër”, për fansat e tyre.

Koncerti është transmetuar në televizionin kombëtar të Francës, “France 2”, ndërsa dy artistët dhuruan perofrmancë mahnitëse.

Pjesë nga ky koncert mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/