Dimitrov – Jelstad: Riafirmohet mbështetja e Norvegjisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

 Dimitrov – Jelstad: Riafirmohet mbështetja e Norvegjisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Sot ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov ka pranuar kopjet nga akreditimet e ambasadorit sapo të emëruar nga Norvegjia në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Jorn Jelstad, njofton Zhurnal.

Në takim ishte shprehur kënaqësia e përbashkët nga zhvillimi i deritanishëm i marrdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, me çka ministri Dimitrov u falenderua për mbështetjen e vazhdueshme nga Norvegjia për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e qëllimit tonë strategjik – anëtarësimi në NATO.

Ai theksoi se lartë po vlerësohet nga pala maqedonase prezenca dhe angazhimi i Norvegjisë jo vetëm tek ne por edhe në gjithë rajonin, në kontekst të afrimit drejt standardeve dhe vlerave europiane.

Ambasadori Jelstad nga ana e tij e riafirmoi mbështetjen e Norvegjisë për realizimin e prioriteteve strategjike, përmes arritjes së standardeve të patjetërsueshme në drejtim të integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Europian, duke shtuar se ashtu sikur deri tani, do të vazhdojnë me mbështetjen bilaterale të shumë projekteve, të cilat janë ngushtë të lidhura me procesin inkuadrues të BE-së./Zhurnal.mk/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com