Diplomatja nga Maqedonia gjendet pa shenja jete në Nju Jork – AlbMania          

Diplomatja nga Maqedonia gjendet pa shenja jete në Nju Jork

 Diplomatja nga Maqedonia gjendet pa shenja jete në Nju Jork

Një diplomate nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Manhattan të New Yorkut, njoftojnë mediat amerikane.

Ajo ishte dërguar diplomate në misionin e përhershëm në OKB. Policia amerikane ate e gjeti me një rrip të lidhur rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.

Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite, përcjell Shenja.tv.

Në versionin e parë të “New York Post” u publikua edhe emri dhe mbiemri i saj por pas disa minutave u fshi ai informacion.