Disfata e parë për Ilir Latifin në peshat e rënda

 Disfata e parë për Ilir Latifin në peshat e rënda

Në eventin UFC-247 zhvilluar në Hjuston të shtetit të Teksasit, në program ishin dy duele të mëdha. Shqiptari Ilir Latifi, që duelonte për herë të parë në peshën e rëndë, humbi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Derick Luisit.

Një duel i barabartë, që mund të ishte fituar edhe nga Latifi, por gjyqtarët ia dhanë fitoren amerikanit Derik Luis. Që të tre gjyqëtarët me rezultat identic 29-28, votuan për aletin amerikan.

Ndërkohë në eventin e dytë kryesor në Hjuston, në konkurencën e femrave, Valentina Shevçenko, mbrojti titullin kampion bote në peshën e lehtë, duke mundur me nokaut teknik sfidanten Katlin Çokagian.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com