Dita e parë e Bajramit ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

 Dita e parë e Bajramit ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka njoftuar se në përputhje me Ligjin për festat, 13 maj 2021 (e enjte) dita e parë të Bajramit do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njëkohësisht ua ka uruar të gjithë qytetarëve të besimit Islam në Maqedoninë e Veriut Ramazan Bajramin.