Djemtë pëlqejnë video-lojërat për arsye biologjike

 Djemtë pëlqejnë video-lojërat për arsye biologjike

Nju Jork, 27 shtator – Mund të ekzistojë një arsye biologjike pse djemtë tërhiqen më shumë nga video-lojërat sesa vajzat dhe për këtë arsye janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të varësisë nga lojërat, sipas një studimi të bazuar në rezonancën e trurit tek një grupi të rinjsh, të botuar nga revista ”Neuroscience Social Cognitive Affective”.

Studiuesit e koordinuar nga Marc Potenza nga Universiteti Yale analizuan 40 vajza dhe 68 djem të moshës mesatare 21 të cilët kaluan 30 minuta lojëra në internet, përcjell ath shkrimin e ANSA-s.

Rezonanca tregoi se, si para ashtu edhe pas lojës, zona e trurit që lidhej me kënaqësinë e djemve ishte më e aktivizuar se ajo e homologeve femra.

“Loja stimulon trurin e meshkujve më shumë aktivizime të lidhura me dëshirën. Ajo që meshkujt janë më të tërhequr në këto lojëra është një fenomen i konfirmuar edhe nga statistikat e përdorimit’’, theksuan studiuesit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com