Do të dorëzohet propozim ligj për mos vjetërsim të veprave penale të bëra nga politikanët

 Do të dorëzohet propozim ligj për mos vjetërsim të veprave penale të bëra nga politikanët

Makedonski̇ parlament (Sobranje) je, sa 62 glasa “za” i 44 “proti̇v” izglasao program i pri̇jedlog nove Vlade koju će predvodi̇ti̇ Zoran Zaev ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Pas vjetërsimit të veprës penale në rastin “Trajektorja” për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, deputeti Aleksandar Kiracovski do të dorëzojë propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera nga zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk do të skadojnë. Një gjë të tillë ai e ka bërë publike nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk.
„Shpëtimi i Nikolla Gruevskit nga ndjekja penale në rastin ‘Trajektorja’ është situata e cila nuk duhet të lejohet të lëshohet nga shikimi, duhet të parashikohet dhe të parandalohet, veçanërisht nëse merret parasysh gjyqësori skajshmërisht i korruptuar (me përjashtime), të jetë e gatshme në shërbim të ish kuadrit politik në sistemin gjyqësor. Ikja në Hungari dhe vjeërimi i kësaj vepre, për shkak të skadimit të afatit 6 vjeçar, pa vendim të plotfuqishëm, nga opinioni lexohen si shpëtim të simbolit të nëntokës kriminale politike në kohën e qeverisjes së tij, Nikolla Gruevski. Pikërisht për këtë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë tonë, dorëzoj propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk do të skadojnë”, ka deklaruar Kiracovski, përcjell SHENJA.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com