Douglas Costa refuzon Wolverhamptonin – AlbMania          

Douglas Costa refuzon Wolverhamptonin

 Douglas Costa refuzon Wolverhamptonin

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, e ka refuzuar transferimin te Wolverhampton Wanderers – bën të ditur Corriere dello Sport.

Kampioni i Serie A është duke planifikuar largimin e brazilianit, i cili ka pasur probleme të shpeshta me lëndime.

Për më shumë, Bianconerët duan të grumbullojnë fonde për transferimin e anësorit të Fiorentinas, Federico Chiesa, për të cilin thuhet se kanë arritur marrëveshje.

Për të ndodhur kjo, duhet që fillimisht t’i gjejnë një skuadër Costas, për të cilin akoma nuk po gjejnë një klub të duhur.

Mediat italiane kanë raportuar se Wolves kanë bërë ofertë për shërbimet e 30-vjeçarit, mirëpo ai e ka refuzuar klubin anglez, pasi dëshiron të qëndrojë te Zonja e Vjetër.