Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare – AlbMania    
     

Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare

 Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare

Dua Lipa rrëfeu disa të pathëna në intervistën e fundit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ishte e ftuar së fundi në emisionin e famshëm të Jimmy Kimmel.

Fillimisht artistja vendosi të flasë lidhur me një thashethem që ka qarkulluar së fundi për të, e që kishte të bënte me shtatzëninë.

Ajo edhe një herë mohoi lajmin se është shtatzënë, ngase ishte një ’emoji’ që bëri të gjithë të dyshojnë se ajo është në pritje të ëmbël.Edhe kësaj radhe, ajo përmendi fillimet e karrierës së saj, teksa foli për largimin e saj nga Kosova në Londër.Dua ishte vetëm 15 vjeçare kur u zhvendos të jetonte në Londër, e këtë gjë thotë se nuk e paramendon tek vëllai i saj, Gjini.Por, këngëtarja shton se në Kosovë nuk janë mundësitë e njëjta për t’u bërë këngëtare, andaj vendosi të largohej në Londër.“Epo mirë, unë shikoj tani vëllanë tim dhe mendoj se është çmenduri sepse nuk mund ta imagjinoj atë duke e bërë këtë, por nuk e di, unë gjithmonë isha e vetëdijshme dhe e dija çfarë doja të bëja në muzikë dhe sa isha duke jetuar në Kosovë, nuk e ndjeja se kisha të njëjtat mundësi dhe më duhej të isha në Londër, ku çdo gjë po ndodhte dhe ishte sikur po bëja gjënë duhur, tani kur e mendoj prapa, unë nuk e di se si i binda prindërit e mi”, tha ajo.Dua po ashtu tregoi se në Londër banonte me një cimere nga Kosova, por me të më nuk ka kontakte, ngase thotë se ishte ‘spiune’, ngase i dërgonte nënës së saj fotografi të dhomës që e linte Dua rrëmujë. /Lajmi.net/