Dy prej sulmuesve në hotelin “ALeksandar Palace” janë arrestuar nga policia

 Dy prej sulmuesve në hotelin “ALeksandar Palace” janë arrestuar nga policia

Janë arrestuar dy prej sulmuesve të cilët të shtunën pasmesnate, në hotelin “Aleksandar Pallas”, kanë gjuajtur ndaj 5 personave të cilët sipas të gjitha gjasave janë me dosje kriminale. Të arrestuarit janë marrë në pyetje në Stacionin e Policisë në Karposh.
MPB nuk zbulon më shumë detaje, dhe thotë se bëhet fjalë për operacion të gjerë policor i cili vazhdon.

Ndryshe të shtunën në orën 03:35 është paraqitur se është gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar.