Dy vëllezërit futbollistë të famshëm humbin jetën në aksident – AlbMania      

Dy vëllezërit futbollistë të famshëm humbin jetën në aksident

 Dy vëllezërit futbollistë të famshëm humbin jetën në aksident

Futbollistët argjentinas, vëllezërit Max dhe Ariel Rolon kanë humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në seksionin midis Pujata dhe Casilda, ku dyshja kanë humbur kontrollin e makinës dhe janë përplasur me një pemë.

Max ka qenë për 6 vite lojtar i Barcelonës, konkretisht në vitet 2010-2016, nga ku mori dhe famën më të madhe. Klubi ka reaguar rreth lajmit të hidhur, duke shprehur keqardhjen në rrjete sociale.

Aktualisht dy vëllezërit luanin për klubet në qytetin e Chabas.