Dybala dhe Higuain afër vazhdimit të kontratave me Juventusin

 Dybala dhe Higuain afër vazhdimit të kontratave me Juventusin

Dy yjet e Kombëtares së Argjentinës, Paolo Dybala dhe Gonzalo Higuain, janë pranë arritjes së marrëveshjes me Juventus për vazhdimin e kontratave.

Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, që ishin përfolur shumë për t’u larguar nga Juventus, janë pranë vazhdimit të kontratave të tyre raporton Calciomercato.

Po kjo medie, bën të ditur se Higuain do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022, ndërsa Dybala deri në vitin 2024.

Dyshja me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri ka pasur minuta të konsiderueshëm te Juventus, që janë lider në Serie A pas fitores xhiron e fundit në udhëtim te Inter.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com