E ardhmja e Neymarit me PSG-në varet vetëm nga kjo gjë

 E ardhmja e Neymarit me PSG-në varet vetëm nga kjo gjë

E ardhmja e Neymarit me Paris Saint-Germainin lidhet me ecurinë e klubit francez në Ligën e Kampionëve.

Klubi parisien është i bindur se mund ta bindë brazilianin për të qëndruar më gjatë në skuadër, pavarësisht dëshirës së tij për t’u rikthyer në Barcelonë, por vendimi i Neymarit nuk do të vijë deri në prill apo në maj, shkruan “ESPN”.

27-vjeçari ka kontratë me gjgiantin francez edhe për dy vjet e gjysmë, por raportohet se tashmë kanë filluar bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Por, rinovimi do të varet nga rezultatet e Paris Saint-Germainit në Ligë të Kampionëve, kompeticion të cilin skuadra e synon prej vitesh./Zëri/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com