E bleu në verë, Juventusi gati ta shesë yllin e skuadrës

 E bleu në verë, Juventusi gati ta shesë yllin e skuadrës

Mesfushori 29-vjeçar ka bërë 19 paraqitje me fanellën Bianconeri këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Sidoqoftë, ai ka luftuar me problemet muskulore, pasi dëmtimet e kanë penguar karrierën e uellsianit.

Edhe pse Ramsey ishte teknikisht një lojtar i lirë, Juventusit akoma u duhej të paguante 3.6 milion euro në komision për agjentët e tij.

Ashtu si Emre Can nga Liverpool, i cili u shit në Borussia Dortmund muajin e kaluar për mbi 20 milionë euro, Tuttosport beson se Ramsey do ta ketë fatin e njëjtë. /Lajmi.net/