E kërkojnë klube të mëdha, Kante është i paprekshëm

 E kërkojnë klube të mëdha, Kante është i paprekshëm

Interesim për mesfushorin francez ka shfaqur Juventusi, por “Blues” nuk heqin dorë nga ylli i tyre

Chelsea është e vendosur për ta mbajtur yllin e tij, N’Golo Kante.

Mesfushori francez është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, por pronari Roman Abramovich nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori francez.

Mediat italiane shkruajnë se interesim për kampionin e botës me Francën ka shfaqur Juventusi.

Sipas “Calciomercatos”, Bianconeri janë të gatshëm t’i ofrojnë 100 milionë euro për Kanten.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Maurizio Sarri, me të cilin kishte punuar në “Stamford Bridge” një kohë.

Mirëpo, Kante mund të mbetet vetëm dëshirë për Juven.

Përveç Juves, ka kohë që raportohet se në mesin e shumë klubeve të interesuara është edhe Real Madridi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com