E konfirmon nëna e Mbappe: Kjo do të jetë skaudra e re e super-yllit francez

 E konfirmon nëna e Mbappe: Kjo do të jetë skaudra e re e super-yllit francez

Ylli i PSG duket i destinuar të vesh fanellën e bardhë. Reali ka investuar miliona duke afruar në Madrid lojtarë të ndryshëm, mirëpo siç duket është koha për Kylian Mbappe.

Përballë presionit të Fair Play financiar por dhe përballë presionit të vazhdueshëm të Realit, Perez dhe Al-Khelaifi kanë gjetur një kompromis, Mbappe mund të transferohet te Reali por vetëm në afatin kalitmar veror.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë nëna e futbollistit francez, Fayza Lamari.

“Kylian Mbappe do të luajë për Real Madridin, kjo gjë tashmë është e qartë” deklaroi ajo, përcjell Gazeta Blic.

Kujtojmë që edhe gjatë verës së kalaur Mbappe ishte shumë i kërkuar nga skuadra e Real Madrid, futbollisti prej kohësh po shkëlqen me paraqitjet e tij.