E refuzonte kur ishte fëmijë, Mbappe arrin të bëjë foto me Drogban pas 10 viteve – AlbMania    
     

E refuzonte kur ishte fëmijë, Mbappe arrin të bëjë foto me Drogban pas 10 viteve

 E refuzonte kur ishte fëmijë, Mbappe arrin të bëjë foto me Drogban pas 10 viteve

Kylian Mbappe më në fund ka realizuar një selfie me Didier Drogba 10 vjet më parë pasi ka parë ish-sulmuesin e Chelseat që të refuzojë kërkesën e tij për një foto pas ndeshjes s[ nxehtë në Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

Në maj të vitit 2009, sulmuesi i Bregut të Fildishtë u ndëshkua me të kuq pas takimit gjysmëfinal në garën evropiane.

Drogba mbeti i irrituar nga performanca e gjyqtarit Tom Henning Ovrebo pasi Chelsea pësoi një nga eliminimet më të turpshme në histori.

Ai bërtiti “turp, ky është turp” në një kamerë televizive, duke marrë një dënim prej gjashtë ndeshjesh, me ‘Blutë’ që patën katër ankesa për penallti.

Pas përfundimit të ndeshjes, Mbappe – i cili ishte një djalosh i ri në atë kohë – e pyeti Drogban nëse do të ishte e mundur të bëhej një fotografi me të.

Ai mori një përgjigje mjaft të qartë dhe negative, por në dhjetor 2019, tani fituesi i Kupës së Botës realizoi dëshirën e tij gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Paris. /Lajmi.net/