Edhe ekipi rumunë në Shqipëri, pjesë e operacionin e kërkimit-shpëtimit në Durrës

 Edhe ekipi rumunë në Shqipëri, pjesë e operacionin e kërkimit-shpëtimit në Durrës

Specialistët rumunë të ardhur në Shqipëri janë bërë pjesë e operacionit të kërkimit-shpëtimit.

Ekipi i RO-USAR, të njësisë speciale të IGSU nga MPB ka filluar operacionin e kërkimit – shpëtimit, në një ndërtesë të shembur 6 katërshe, në Durrës.

Duke pasur të dhëna se ende mund të ketë të mbijetuar nën rrënoja në këtë ndërtesë, specialistët rumunë po punojnë në zonën e Durrësit me ekipe të ardhura nga Greqia, Kroacia dhe Turqia.

Ekipi përbëhet nga 52 zjarrfikës, të akredituar nga OKB për misione ndërkombëtare, 4 qen të stërvitur për të shpëtuar jetë njerëzore dhe 2 vullnetarë të specializuar në trajnimin e qenve.

Ministri i Punëve të brendshme, Ion Marcel Vela, është në kontakt të vazhdueshëm me kolonel Vasile Pirtea, për t’u informuar për çdo nevojë apo kërkesë të specialistëve dhe për t’i zgjidhur ato me shpejtësi.