Edhe Formula 1 telashe me Koronavirusin

 Edhe Formula 1 telashe me Koronavirusin

Shefët e Formula 1 po e shqyrtojnë mundësinë e ndërprerjes së Çmimit të Madh të Kins si rezultat i koronavirusit që është përhapur në shtetin aziatik.

Çështja është diskutuar në një mbledhje të kryesisë së F1, mirëpo ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar në lidhje me këtë ngjarje.

Takimi që ndodhi në Londër do të marrë për bazë edhe raportimet e autoriteteve lokale për të vërtetuar shkallën e rrezikut të mbajtjes së këtij organizimi.

Sipas shefit ekzekutiv i këtij eventi, Torisho Muto, virusi ka prekur 25 mijë njerëz dhe ka shkaktuar 500 vdekje orët e fundit.

Një numër i konsideruar i personelit të Formulas nuk janë të gatshëm të udhëtojnë për në Shanghai, vend në të cilin zhvillohet gara, kësisoji ky turne ka shumë gjasa të ndërprehet. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com