Edhe Zvicra i del në krah Shqipërisë, ekipi special niset nga aeroporti

 Edhe Zvicra i del në krah Shqipërisë, ekipi special niset nga aeroporti

Përveç Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Turqisë, Gjermanisë, Malit të Zi, Serbisë e Francsës kanë dërguar ekipet e tyre në zonat e prekura nga tërmeti, së fundmi edhe ekipet e Zvicrës janë nisur për në Shqipëri.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, shihen pjesëtarët e ekipeve speciale zvicerane bashkë me qentë e tyre për gjetjen e trupave.