Ekskluzive: Ja kush janë kandidatët e BDI-së për bartës liste në zonat zgjedhore!? – AlbMania          

Ekskluzive: Ja kush janë kandidatët e BDI-së për bartës liste në zonat zgjedhore!?

 Ekskluzive: Ja kush janë kandidatët e BDI-së për bartës liste në zonat zgjedhore!?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar të bëjë kalkulimet për emrat e mundshëm për deputetë, kryesia e ngushtë e partisë tani më ka një listë me emra të mundshëm të cilët edhe pse janë në fazën e nominimit sipas një burimi të afërt me kryesin e ngushtë të BDI-së këta janë kandidat që kanë mbështetjen e Ahmetit, njofton AlbMania.info

Zona numër 6:

Në zonën numër 6 i sigurtë është Ali Ahmeti si bartës liste kurse si kandidat më serioz për numrin 2 është Xhevat Ademi,por dega e Tetovës mbështet kryetarin e degës Florim Besimin,kandidat serioz nga Gostivari janë Talat Xhaferi dhe Nevzat Bejta të cilët kërkojnë numrin dy në zonën 6.
I pa qartë mbetet pozicioni i Hazbi Likës i cili është pasivizuar dhe për aktivizimin e tijë ka kërkuar nga Ahmeti bartësin e listës në zonën 6 por Ahmeti nuk ka pranuar as të ulet të bisedojë me Likën.

Zona 5:

Në zonën numër 5 situata duket më e qetë,si bartës liste Ahmeti preferon Tahir Hanin për shkak të autoritetit që gëzonë por edhe për shkak të intervencave që ka marrë Ahmeti direkt nga Hashim Thaçi për të kandiduar Hanin në zonën numër 5.

Zona numër 2:

Në zonë numër 2 në garë për bartës liste janë tre kandidat, deputeti aktual Ejup Halimi i cili ka mbështetjen e ish-ushtarëve por dega e Çairit preferon zv.drejtorin e doganave Irfan Buçi si kompromis mes grupeve,por problem mbetet dega e Likovës e cila me çdo kusht kërkon bartësin e listës dhe si kandidat i sigurt llogaritet zv.kryeministri Sadulla Duraku,kurse dega e Kumanovës ka kundërshtuar kandidaturën e Durakut.

Zona numër 1:

Në zonën numër 1 Ahmeti ka propozuar bashkpuntorin e tijë më të afërt Artan Grubin i cili gëzonë mbështetjen edhe të degës kryesore asaj të Sarajit për shkak edhe të afërsis së Grubit me Blerim Bexhetin,kurse si kandidat për numër 2 në zonën numër 1 shihet ish-ministri i Ekologjisë Bashkim Ahmeti.

Sipas të njejtit burim,Ahmeti po plaifikon që të garojë me listë edhe në zonën numër 3 me Bujar Osmanin me qëllim të ruajtjes së reputacionit politik të Osmanit edhe pse dihet se në atë njësi nuk ka asnjë gjasë që BDI të marrë ndonjë mandatë.
Mbetet të shihet ditëve në vijimë nëse do të konfirmohen këto informacione./AlbMania/