Eksperti i sigurisë thotë se ushtria e Serbisë nuk duhet të shkelë në territorin e Shqipërisë, tregon arsyet

 Eksperti i sigurisë thotë se ushtria e Serbisë nuk duhet të shkelë në territorin e Shqipërisë, tregon arsyet

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se nuk kemi nevojë për ushtrinë kriminale të Serbisë.

Ai thotë se ajo ushtri ka kryer masakra, derisa vrau e torturoi shumë njerëz, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ushtria serbe ka trashëgimi kriminale mbi shqiptarët, prandaj nuk duhet lejuar që të shkelë në territorin shqiptar, edhe në këtë kohë të keqe për Shqipërinë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk kemi nevojë per ushtrine kriminale të Serbise
Ushtria e Serbisë është trashëguese e ushtrisë e cila në territorin e Shqipërisë, gjatë Luftrave Ballkanike ka kryer krime të llahëtarshme. Dimitrie Tucoviq thotë se në Lumë, “per dy ororë vdiqën 500 shpirtra, fëmij, gra dhe pleq. Per t’u fshehur krimi, kufomat u futën neper shtepi dhe shtepive ju vu zjarri”. E njejta ushtri, tani e veshur me petkun e ushtrisë proletare, nga viti 1944, deri me 1946, kreu masakra ndaj popullatës së pafajshme në hapsirat shqiptare ne Jugosllavi. Vetem në Tivarë ekzekutoi mbi 1600 veta kurse ne Dubrovnik helmoi mbi 800. E njejta ushtri, gjatë vitit 1998-1999, masakroj civil shqiptar në Kosovë, duke i vrarë me torturë mbi 8 mijë civil dhe duke i dhunuar 20 mijë gra, në mesin e tyre edhe të mitura. Ushtria serbe ka trashëgimi kriminale mbi shqiptarët, prandaj ajo nuk duhet lejuar të shkelë territorrin shqiptar edhe në këtë kohë të keqe për Shqipërinë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com