Elmaze Zeka, dëshmitare e gjallë e krimeve të luftës së Kosovës

 Elmaze Zeka, dëshmitare e gjallë e krimeve të luftës së Kosovës

Elmaze Zeka 69 vjeçare nga qyteti i Mitrovicës, me vendbanim në ndërtesën e parë djathtas menjëherë pas kalimit të Urës së Ibrit, gjatë gjithë periudhës se luftës (përkatësisht pjesës më të rëndë të saj – bombardimeve të NATO-së) dhe krimeve të shumta që u kryen ka qëndruar në banesën e saj në katin e dytë, që i ka mundësuar pamje edhe nga rruga kryesore, edhe nga ballina përball Xhamisë edhe prapa tek parkingjet brenda rrethit të banesave.

Ndonëse, kanë kaluar 20 vite nga koha e luftës, pasojat e saj, traumat, dhembjet për humbjen e më të dashurve, mos zbardhja e fatit të shumë tjerëve, sikurse edhe gjendja në Mitrovicë, edhe po të donim nuk na lë të harrojmë atë që përjetuan mitrovicasit dhe që po e vuajnë në një ose mënyrë tjetër edhe sot.

Kemi dëgjuar shumë raste në këto vite që persona N N, ndonëse janë ndaluar nga policia, gjatë gjykimit në mungesë të dëshmive edhe dëshmitarëve, ata janë liruar edhe pse ishin pjesëmarrës në katrahurën dhe krimet që u bënë ndaj civilëve.

Xhamia e Ibrit në Mitrovicë

Xhamia e Ibrit në Mitrovicë

Elmaze Zeka 69 vjeçare nga qyteti i Mitrovicës, me vendbanim në ndërtesën e parë djathtas menjëherë pas kalimit të Urës së Ibrit, gjatë gjithë periudhës se luftës (përkatësisht pjesës më të rëndë të saj – bombardimeve të NATO-së) dhe krimeve të shumta që u kryen ka qëndruar në banesën e saj në katin e dytë, që i ka mundësuar pamje edhe nga rruga kryesore, edhe nga ballina përball Xhamisë edhe prapa tek parkingjet brenda rrethit të banesave.

“Banesa ime gjendet në këndin e parë të banesave në të djathtë të rrugës sapo të kalohet ura, më saktë përball ‘Dolce Vitës” ku tash e sa kohë kanë pasur selinë rojet e urës edhe grupet e ndryshme serbe, gjatë gjithë kohës së luftës unë kam qëndruar në banesën time, ndërsa nga atje jam dëbuar me dhunë në vitin 2001, saktësisht më 30 janar, ku mbi 50 serbë patën demoluar hyrjen, banesën , patën shkatërruar shumëçka dhe më patën rrahur për vdekje” kujton sot Elmazja.

E mbaj mend fare mirë, gjendjen e atëhershme kur ka qenë situatë shumë e vështirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës posaçërisht për ata që kanë pasur shtëpitë apo banesat ne pjesën andej Ibrit shprehet ajo duke vazhduar se ‘Ka qenë 29 apo 30 prilli nuk jam shumë e sigurt kur lëvizjet e ç’orientuara të serbëve janë intensifikuar shumë dhe kryheshin në formë të pakontrolluar, me zhurmë me krisma me britma, tri herë kanë tentuar të digjnin xhaminë por assesi të digjej.

Në herën e katërt ajo është djeg, ndërsa me e keqja ka qenë se gjatë djegies së saj edhe kompleksit që përfshinte objektin e xhamisë , tri shtëpi, dy lokale afariste dhe një kafiteri, të gjitha me podrume.

Përveç zhurmës trishtuese dhe britmave tmerruese shumë të qarta (pasi largësia nga banesa e Elmazës deri te xhamia ishte më pak se 30 metra) aroma e rëndë, ndotja e ballkonit dhe dritareve me një njollë të zezë ( e yndyrshme) me ditë mezi e kemi pastruar” thotë Elmazja.

“E vetme në banesë ku shumica e banorëve ishin serbë, me ditë kamë rënë edhe jam gdhirë pa gjumë, si thonë me veshë në krah nga frika për më të keqen, mirëpo edhe sot habitem si në ato momente edhe krimet tjera jo që kam shikuar nga dritaret por kam dal edhe ne ballkon, sikur frika u bë pjesë e përditshmërisë dhe jetës sime”, shton ajo.

Pas djegies e shkatërrimit, vendi u rrafshua edhe mbulua me mbeturina tjera dhe më pas u betonua

Të gjithë kësaj i kanë paraprirë shumë raste të tjera ku aty janë futur grupe njerëzish ku janë keqtrajtuar edhe me ditë janë dëgjuar britma edhe zhurma të vazhdueshme nga rrahjet dhe maltretimet që tu bëheshin njerëzve.

“Kam vërejtur se aty silleshin njerëz grupe e grupe, fillimisht vinte një automjet ku kishte të vendosur armë të rënda mbi të, si mitraloz apo armë më të rënda, ndërsa pastaj tjerat, të gjitha ishin të zeza me të cilat lëviznin paramilitaret serbë, nuk di numrin e tyre po nga zhurma duhet të ketë pasur shumë” thotë ajo duke kujtuar se në mesin e tyre ka njohur një paramilitar serb me emrin “Qulla” me të cilin kishte pasur probleme edhe pas hyrjes së trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

Bile ka qenë vetë denoncimi që ajo kishte bërë në polici për ndalimin e disa viteve më pas të tij në një vend tjetër.

Xhamia e Ibrit në Mitrovicë

Xhamia e Ibrit në Mitrovicë

“Pas djegies edhe atyre britmave paramilitarët kanë sjell një eskavator që ka rrafshuar mbeturinat e mbetura, ndërkohë po atyre ditëve është bombarduar edhe ndërtesa e Policisë (SUP-it) që ndodhet disa qindra metra më lartë, por që është hetuar nga ndriçimi, detonimi dhe djegia.

Të gjithë ato mbeturina nga shkatërrimi i ndërtesës së SUP-it pastaj është sjell në vendin ku ishte xhamia duke u rrafshuar vendi, përfshirë pjesë të betonit dhe më pas betonimi” shton Elmazja.

Shoqata “Zëri i Prindërve” që vepron në Mitrovicë dhe që një nga objektivat kryesore ka zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sipas Bajram Çerkinaj ka të evidentuar 9 vende të dyshimta për varreza masive në komunën e Mitrovicës, ndërsa njëra ndër to ka qenë ish-hapësira ku ishte xhamia e Ibrit në bregun tjetër të Urës kryesore.

Kjo zonë pas shumë viteve dhe kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve vendore e ndërkombëtare për hulumtim, është hulumtuar dhe përveç një fotografie të një personi nuk është gjetur asgjë, në të njëjtën kohë Bashkia Islame edhe banorët e lagjes së boshnjakve vazhdimisht vazhdojnë të kërkojnë ndërtimin e xhamisë në vendin ku ka qenë xhamia e shkatërruar nga serbët.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë shumë herë ka kërkuar rindërtimin e xhamisë së Ibrit, por kërkesat e saj drejtuar institucioneve vendore, administratës së UNMIK-ut, por edhe KFOR-it pa mohuar të drejtën e rindërtimit e kanë prolonguar me faktin se ajo mund të nxis tensione dhe të destabilizoj situatën në Mitrovicë.

Qytetarët mbajnë mend deklaratën e ish-kreut të KFOR-it Byler që pat theksuar se do krijohen kushtet për rindërtimin e këtij objekti të kultit, ndërsa mitrovicasit kritikojnë këtë hezitim aq më parë që në ‘Kodrën e Minatorëve” serbët pas luftës kanë ndërtuar një objekt të madh kishtar në një vend ku asnjëherë më parë nuk ka pasur Kishë.

Ndërsa, aty ku me shekuj ka ekzistuar objekti i xhamisë, ku kishte fakte e dëshmi për djegien edhe shkatërrimin e këtij objekti të kultit, ende nuk ka shenja të rindërtimit përveç planit ideor si do dukej edhe ku do shtrihej, gjë që assesi të nis rindërtimi.