Elvis Gashi synon ta shkruajë historinë e “Gloryt”

 Elvis Gashi synon ta shkruajë historinë e “Gloryt”

Kikboksieri kosovar, Elvis Gashi, ka kaluar rrugë të gjatë deri te sigurimi i luftës për titull të kampionit. Tash i mbetet vetëm edhe një hap për të realizuar ëndrrën – të bëhet kampion në serinë lidere të sportit të kikboksit, “Glory” (Lavdia).

Në ngjarjen “Glory 73” që mbahet në Shenzhen të Kinës, më 7 dhjetor, meçi kryesor do të jetë ai për titull të botës në kategorinë e lehtë. Kampioni Marat Grigorian do të mundohet të mbrojë titullin në përballje me Gashin. Luftëtari kosovar ka plane të tjera. Synon që t’ia marrë titullin Grigorianit, shkruan sot Koha Ditore.

“Më 7 dhjetor është meçi në Kinë. Natyrisht, nuk ka qenë aspak e lehtë të vij deri te meçi për titull të botës. Tash shpresoj shumë në fitore. Jam vetëm edhe një hap larg titullit të kampionit. Tërë jetën ia kam kushtuar stërvitjes dhe sportit, me synim për të arritur te ky meç”, ka thënë Gashi për gazetën.

Kampioni Grigorian vlerësohet favorit për meçin e 7 dhjetorit në Shenzhen. Ai bën mbrojtjen e dytë të titullit që e ka fituar më herët këtë vit. Grigorian është nga Armenia, kurse bilanci i tij i përgjithshëm është 62 fitore, 11 humbje e një barazim. 35 fitore i ka me nokaut. Në “Glory”, Grigorian 28-vjeçar ka bilanc prej nëntë fitoresh e pesë humbjesh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com