Emil Jakimovski shkarkohet nga puna në Regjistrin Qendror

 Emil Jakimovski shkarkohet nga puna në Regjistrin Qendror

Drejtoresha e Regjistrit Qendror Marija Boshkovska Jankovski, ka marrë vendim që ta largojë nga puna Emil Jakimovskin, pasi siç thonë nga Regjistri, ai ka bërë shkelje thelbësore të dispozitave nga marrëveshja kolektive e Regjistrit Qendror.

Për Jakimovskin në periudhën e fundit ka pasur raporte se përmes internetit ka kërcënuar gazetarët dhe drejtoreshën e Regjistrit.

Paraprakisht nga Regjistri qendror informuan se për shkak të prishjes së rendit të punës dhe disiplinës, si dhe kërcënime ndaj të punësuarve në këtë institucion kundër Jakimovskit është hapur procedurë disiplinore, por se nuk ka vendim sepse ai tani më disa muaj është në pushim mjekësor.

Siç kumtuan, në periudhën e fundit në MPB ka pasur shumë denoncim nga të punësuar në Regjistrin qendror për shkak të kërcënimeve nga personi i njëjtë, ndërsa denoncim ka parashtruar edhe drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska Jankovski.

Nga Regjistri Qendror dje kumtuan edhe se faqja e tyre në rrjetin social Facebook është hakuar dhe janë lutur që përmbajtjet të cilat do të publikohen nga ajo faqe, qytetarët t’i injorojnë, sepse siç thonë, nuk janë qëndrim i tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com