Enca dhe Don Xhoni arrijnë 1 milionë klikime me “Break Down” ende pa u bërë 24 orë

 Enca dhe Don Xhoni arrijnë 1 milionë klikime me “Break Down” ende pa u bërë 24 orë

Bashkëpunimi i Encës me Don Xhonin u mirëprit nga fansat.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia dhe Don Xhoni i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor.

“Break Down”, titullohet kënga e cila erdhi e realizuar edhe me videoklip.

Ky projekt muzikor me skena e tekst eksplicit ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe ende pa u bërë 24 orë që nga lansimi ka marrë 1 milionë klikime në Youtube.

Don Xhoni është një nga reperët më të rinj të skenës, i cili ka bërë bujë me interpretimet ‘freestyle’ gjatë karantinës ndërsa Enca ndër vite ka qenë femra e estradës e cila ka marrë vëmendjen me paraqitjet e saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com