ËSHTË FESTË PËR TË GJITHË I’A DOLËM T’I BËJMË DHE ATA TË QESHIN

 ËSHTË FESTË PËR TË GJITHË I’A DOLËM T’I BËJMË DHE ATA TË QESHIN

Të rinjtë tetovar me vullnet të plot e punë të madhe, organizuan në mënyrë vullnetare për hir të festave të : “Fitër Bajrami” dhe “Kurban Bajrami” aksionin humanitar të cilën e quajtën “Dhurata e Bajramit ” . Përgjatë aktivitetit të parë të rrinjtë ishin të spostuar në dy lokacione të Tetovës, ku dhe arritja e kësaj ane ishte e bukur e njëkohësisht patën mbledhur dhe të holla të dhuruar nga familjarë, miq e njerëz bujar aksioni u kurorëzua me 100 palë veshje dhe 120 pako me ushqime për fëmijët më me nevojë. Hera e dytë e këtij aksioni humanitar që për qëllim të vetëm kishte buzëqeshjen në fytyrë të fëmijëve doli i suksesshëm duke u kurorëzuar me 100 pako me veshje dhe ushqime për fëmijë në nevojë. Për 100 fytyra të pafajshme që meritojnë të jenë të lumtur, të buzëqeshin dhe të shijojnë mirësitë e Botës. Për 100 fytyra që kur sheh pikëllim, dëshpërohesh e kur ti kontribon që ata të qeshin, gëzohesh e ndjehesh mjaft i lumtur.Ky aksion nuk do ishte aq i suksesshem pa ndihmesën e kontributin e mijërave njerëzve! Përgjatë aktivitetit të dytë, u vendosën dhe pakot në katër lokacione të Tetovës, si: “Mulliri i Vjetër”, “Garden”, “Sach” dhe “Pekon Bakery” në të cilën përgjatë tre ditëve( 27, 28 dhe 29 korrik) njerëzit patën mundësi që të kontribojnë në të holla me aq sa kanë mundësi e që vet aksionit t’i japin dritën më të bukur!
Motoja “ LE TË JETË FESTË” për dy herë rradhazi rezultoi me suksesin më shembullor e që dha shumë tek njerëzit!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com