Eskalon situata: Turqia ia mësyn Azerbajxhanit – AlbMania          

Eskalon situata: Turqia ia mësyn Azerbajxhanit

 Eskalon situata: Turqia ia mësyn Azerbajxhanit

Ambasadori i Armenisë në Rusi tha të hënën se Turqia i ka dërguar rreth 4,000 luftëtarë nga pjesa veriore e Sirisë në Azerbajxhan.

Sipas këtij diplomati, këta luftëtarë tashmë janë duke marrë pjesë në luftime përgjatë vijës së frontit në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut, raportoi agjencia Interfax.

Megjithatë, një ndihmës i presidentit azer, Ilham Aliyev, e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar deklaratën e ambasadorit armen si provokim të radhës nga Armenia.

“Thashethemet se militantët nga Siria po dërgohen në Azerbajxhan janë një tjetër provokim nga ana armene dhe s’kanë kurrfarë kuptimi”, tha ndihmësi i presidentit Aliyev, Khikmet Gadzhiev.