Fansi i çmendur kërcënon këngëtaren në skenë, autoritetet i vënë prangat

 Fansi i çmendur kërcënon këngëtaren në skenë, autoritetet i vënë prangat

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e frikshme në Hollywood. Një fans i obsesionuar pas këngëtares Miley Cyrus, ka gjetur mënyrën për t’u ngjitur në skenë gjatë shfaqes së saj në iHeartRadio, Las Vegas.

Sipas burimeve të TMZ, 42-vjeçari është parë në turmën e fansave nga bodygardët e Miley-t të cilët e ndaluan dhe lajmëruan policinë. Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Clark County nën akuzën “akuzë kriminale për kërcënime” dhe vazhdon të jetë ende aty.

Ky njeri ishte në listën e njerëzve që duhen të ishin nën survejim për shkak të kërcënimeve të bëra në të shkuarën tepër shqetësuese. “Qëllimi im në jetë është të lë Miley-n shtatzënë”, është shprehur ai. Këngëtarja momentalisht po kalon një periudhë të vështirë nga divorci me ish- bashkëshortin, Liam Hemsworth dhe ndarja nga Kaitlynn Carter.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com