Fëmijët në Çashkë nuk e dinë si duket një abetare- Donika Bakiu

 Fëmijët në Çashkë nuk e dinë si duket një abetare- Donika Bakiu

Në komunat Çashkë, Veles, Petrovec dhe Zelenikovë, 350 fëmjië shqiptar të kësaj zone dhe gjithsej 600 fëmijë shqiptarë në nivel shteti, shkollën fillore e vijojnë në gjuhën maqedonase.Po dëgjoja videon që kishte publikuar z.Sali Berisha dy ditë më parë sa e tmerrshme 12 nxënës të fshatit Banjicë të komunës së Çashkës të Velesit asnjëherë nuk e kanë fatin t’i mësojnë 36 shkronja të alfabetit të gjuhës shqipe. E drejta për tu arsimuar në gjuhën amtare është mohuar, ata janë të detyruar të udhëtojnë deri në Çashkë dhe mësimin ta zhvillojnë në gjuhën maqedone. Çka është kjo në fotografi? Moliv, numri tre-tri, katër-çetri etj. Ata nxënës nuk dinë asnjë vjershë në gjuhën shqipe, ata nuk i dinë shkronjat shqipe. Kjo mos është krenari, arritje e partisë në pushtet? Ende kanë guxim të flasin për gjuhën shqipe kur nxënësit në ato vende nuk e dinë si duket një abetare!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com