Fero dhe Arbenita e dëshmojnë se asgjë nuk mund t’i ndajë

 Fero dhe Arbenita e dëshmojnë se asgjë nuk mund t’i ndajë

Ka një javë që emri i Arbenitës u shtrembërua në media rozë, në lidhje me një video me ish të dashurin që rrodhi në internet. (Klikoni këtu për artikullin e plotë)

Në videon ku shihet duke shkëmbyer puthje me ish të dashurin, modelin nga Gjakova, Kened Tahiri, Arbenita nuk vonoi dhe reagoi me një shkrim të gjatë për gjithë ngjarjen. (Klikoni këtu për artikullin e plotë)

Modelja që momentalisht është në lidhje me reperin Fero, nuk u shqetësua në fakt për romancën e duke thënë, “…Merreni si të doni por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete!”

Ndonëse nuk mund ta quajmë një lidhje sekrete, çifti as nuk tentuan të mbajnë në privatësi momentet e tyre intime.

Fero postoi një fotografi duke përqafuar Arbenitën ku shkruan, “Dashuria ime e përjetshme”, e kësaj deklarate modelja iu përgjigj duke postuar një screenshot të një telefonate me kamerë.

Momentalisht, çifti janë të ndarë vetëm fizikisht më Arbenitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Feron në Gjermani. /Prive.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com