Ferrari prezanton kryeveprën e radhës – AlbMania    
     

Ferrari prezanton kryeveprën e radhës

 Ferrari prezanton kryeveprën e radhës

Ferrari ka prodhuar makina fantastike gjatë historisë së tij, por makina më e re është një perlë e vërtetë.

Janë dashur dy vjet për krijimin e Ferrari Omologata, që është e bazuar te Ferrari 812 Superfast.

Me një shasi të frymëzuar nga makinat e garave GT, Ferrari i ri është dizenjuar për rrugë dhe për pista.

Ferrari Omologata ka një motor V12.

Sa i përket çmimit, marka italiane nuk ka dhënë asnjë informacion, por ka mundësi që të kushtojë më shumë sesa 812 Superfast, që sot blihet me rreth 350 000 euro.