Filipçe: Asimptomatikë 75 për qind e të gjitha rasteve me Kovid, mbani maska – AlbMania    
     

Filipçe: Asimptomatikë 75 për qind e të gjitha rasteve me Kovid, mbani maska

 Filipçe: Asimptomatikë 75 për qind e të gjitha rasteve me Kovid, mbani maska

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sërish dërgoi apel të mbahen maska, duke pohuar se 75 për qind e të gjitha rasteve të Kovid-19 nuk kanë simptoma dhe mund ta bartin virusin pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

“Madje 75 për qind e të gjitha rasteve të Kovid-19 janë asimptomatikë, gjegjësisht nuk kanë simptoma. Kjo do të thotë se ata mund ta bartin virusin pas qenë të vetëdijshëm për këtë. Prandaj është e rëndësishme të gjithë të mbajmë maska dhe të jemi të sigurt se edhe bartësit asimptomatikë nuk e përhapin virusin. Me mbajtjen e maskës e mbrojmë veten, por para së gjithash edhe të tjerët. Me mbajtjen e maskës e mbrojmë veten, por para së gjithash edhe të tjerët. Përgjegjësia dhe vetëdija personale është çelës në luftën me pandeminë, ndërsa maskat është dëshmuar se janë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së virusit. #UnëmbajMaskë”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.