Filipçe: Gjendja me koronavirusin është stabile, kemi miratuar protokoll të ri – AlbMania          

Filipçe: Gjendja me koronavirusin është stabile, kemi miratuar protokoll të ri

 Filipçe: Gjendja me koronavirusin është stabile, kemi miratuar protokoll të ri

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se gjendja me pandeminë është stabile. Në lidhje me kapacitetet spitalore ai tha se në mënyrë të dukshëm është ulur numri i pacientëve të pranuar në spital.
Edhe pse gjendja është stabile Filipçe tha se ata në mënyrë intensive po përgatiten për muajt e vjeshtës, ku sipas tij, parashikohet që situata mund të komplikohet.

“Disa herë kam thënë se duhet të përgatitemi për skenarë më te këqij. Por besoj se nëse respektojmë masat preventive, bartjen e maskave, distancës dhe higjienës, këto skenarë mund të parandalohen dhe të mos ndodh. Është me rëndësi të mbrohemi vet nga ky virus por edhe nga viruset tjersa me këtë të ulet presioni ndaj spitaleve”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Filipçe tha se sektori shëndetësor në bazë të gjendjes epidemiologjike do të kthehet në normalitet. Ai tha se do të shkrutohet koha e izolimit, 10 ditë tek personat asimptomatik.

“Në seancën e sotme të Komisionit për sëmundje ngjitëse kemi miratuar edhe një protokoll të ri për lirim nga izolimi të pacientëve. Më nuk do të jenë të nevojshme testime kontrolluese. Protokolli i ri bazohet në analiza të qendrës në Akademinë, rekomandimit të OBSH-së dhe Qendrës Evropiane të kontrollit dhe parandalim.

Filipçe tha se personat e kontaktit të drejtpërdrejtë me pacientët e diagnostikuar pozitiv me koronavirusin do të vazhdojnë të mbeten në izolim për 14 ditë, pacientët me simptoma, do të vazhdojnë të qëndrojnë në izolim 20 ditë.