Filmi debutues i Durim Kryeziut përfundon xhirimet

 Filmi debutues i Durim Kryeziut përfundon xhirimet

Kanë përfunduar xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Familja” me regji të Durim Kryeziut.

“Familja” trajton një temë me raporte kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores. Lona, një vajzë 16 vjecare e rritur në një familje tradicionale, ndjek pasionin e ri të saj për muzikën rok. Kjo ëndërr hasë në pengesë në momentin e prezentimit të parë të grupit të saj para publikut. Babai i Lonës, Bardhi, pëlqen muzikën folklorike, ai ka të vështirë ta pranojë pasionin e ri të Lonës, duke menduar kështu se vajza e tij lehtë do të mund të rrëshqasë në veprime delikuente. Bardhi duke ndjerë dhimbje për tre familjarët e zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, i përjeton edhe më rëndë veprimet e Lonës. Konflikti mes tyre thellohet në momentin që fillojnë gërmimet tek një varrezë masive, pranë së cilës Lona dhe grupi i saj xhirojnë videoklipin!

Durim Kryeziu

Regjia: Durim Kryeziu

Skenari: Durim Kryeziu, Hazir Sh. Haziri

Producent: Bardhyl Bejtullahu

Drejtor i fotografisë: Isak Duraku

Skenograf: Zeni Ballazhi

Kostumografe: Natyra Simnica

Grimi: Pranvera Metolli,

Kompozitor: Leonard Canhasi

Producent i terenit: Butrint Lumi

Organizator: Arben Bajgora

Luajnë: Eli Gashi, Hazir Sh. Haziri, Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Lum Veseli, Lulzim Guhelli, Luan Daka, Avdi Gervalla, Labinot Lajqi, Urim Canhasi, Ideal Nrecaj, Rron Ukeimeraj, Vjollcë Osmani.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com