Finlanda ofron ndarjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

 Finlanda ofron ndarjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Pas raundit të parë të bisedimeve midis shteteve anëtare të BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenca finlandeze vendosi zyrtarisht ndarjen e procesit të bisedimeve për të dyja vendet, informon AIM nga burimet diplomatike në Luksemburg.

Informacioni është konfirmuar për AIM-në nga tre shtete anëtare të BE-së, por burime diplomatike franceze pohojnë se Franca nuk ka “pothuajse asnjë shans” të pranojë propozimin.

Pas raundit të parë të bisedimeve, të cilat filluan rreth orës njëmbëdhjetë, secila prej vendeve anëtare të BE-së prezantoi pikëpamjet e tyre, pa asnjë ndryshim në krahasim me ditët e mëparshme.

Franca është kundër fillimit të negociatave me çdo vend, ndërsa disa shtete anëtare kanë një “problem më të madh me Shqipërinë” sesa me Maqedoninë e Veriut.

Për të kapërcyer këtë ngërç, presidenca finlandeze përpara fillimit të pushimit të drekës ofroi ndarjen e dy vendeve. Delegacionet tani kanë rreth një orë për të menduar dhe përgatitur pozicionet e tyre, pas së cilës do të fillojë raundi i dytë i bisedimeve.