Fitoi Kupën e Italisë, Interi po përgatit rinovimin me Inzaghin – AlbMania      

Fitoi Kupën e Italisë, Interi po përgatit rinovimin me Inzaghin

 Fitoi Kupën e Italisë, Interi po përgatit rinovimin me Inzaghin

Interi arriti të fitojë Kupën e Italisë në finalen kundër Juventusit, me rezultatin 2-4. Vendimtar në këtë takim ishte kroati Ivan Perisic, që realizoi dy gola në kohën shtesë për t’i dhënë trofeun zikaltërve.

Një sukses ky për trajnerin Simone Inzagi dhe drejtuesit e Interit, kanë nisur punën për të rinovuar kontratën e trajnerit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, dy palët kanë arritur një akord paraprak, për të vijuar bashkëpunimin deri në vitin 2025.

Përveç Kupës së Italisë, Interi është në garë edhe për titullin kampion dhe kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, zikaltërit kanë dy pikë më pak se Milani kryesues.