Flasin nga Vetëvendosje, ja kur do të takohen Albin Kurti e Isa Mustafa

 Flasin nga Vetëvendosje, ja kur do të takohen Albin Kurti e Isa Mustafa

Vetëvendosje kanë len të hapur mundësinë e rifillimit të takimeve më LDK-në derisa marrëveshjen përfundimtare janë duke e pritur të dy palët ani pse ende asnjëra nga to nuk ka pranuar ofertat e njëra tjetrës.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë pas mbledhjes se kryesisë i ka bërë prape ftesë publike Vetëvendosjes që të gjejnë një mënyrë për bisedime dhe se fundi i javës mund të jetë vendimtar se do të behet apo nuk do të behët marrëveshja.

Erzen Vrasniqi nga Vetëvendosje ka thënë për “Bota Sot” se sot nuk ka asgjë të paralajmëruar për një takim të mundshëm mes Albin Kurtit e Isa Mustafes por që ditët në vijim pritet ta kemi.

“Nuk ka diçka të paralajmëruar për sot, por ne i kemi bërë ftesë LDK-së në përgjithësi që të kthehen në tavolinë të bisedimeve edhe ashtu. Kështu që besoj që në ditët në vijim do të ketë përsëri takim qoftë në mes të dy kryetareve apo të delegacioneve më të zgjeruara të të dy partive” ka thënë Erzen Vraniqi për “Bota Sot”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com