Flokët e Mark Zuckerberg kanë domethënie më të thellë nga ç’duket

 Flokët e Mark Zuckerberg kanë domethënie më të thellë nga ç’duket

Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg dëshmoi para komitetit të shërbimeve financiare të Shtëpisë së Përfaqësuesve të Sh.B.A.-ve në lidhje me lançimin e monedhës virtuale të Facebook, Libra.

Gjatë dëgjesës, Zuckerberg u përball me pyetje të vështira nga Alexandra Ocasio-Cortez dhe ligjvënës të tjerë mbi procesin e filtrimit dhe kontrollimit të vërtetësisë së përmbajtjes së Facebook, si dhe për lidhjet me organizata supremaciste.

Interneti nga ana tjetër, pasi i dha fund debatit mbi ç’u dëshmua, filloi të diskutonte flokët e Zuckerberg. Si ka mundësi që një njeri kaq i pasur dhe kaq i pushtetshëm nuk gjen dot një berber të hajrit?