Formimi i qeverisë, reagojnë ASH-AAA, Sela paralajmëronezistencë qytetare, “Qeveria do të bije” – AlbMania          

Formimi i qeverisë, reagojnë ASH-AAA, Sela paralajmëronezistencë qytetare, “Qeveria do të bije”

 Formimi i qeverisë, reagojnë ASH-AAA, Sela paralajmëronezistencë qytetare, “Qeveria do të bije”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të organiozojë rezistencë qytetare kundër shumicës së re Qeveritare. Nga ky koalicion thonë se kjo Qeveri do të jetë jetëshkurte. Dy krerët e partive, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi ripërsëritën qëndrimin se BDI-ja ka legjitimitet të vjedhur dhe thanë se ajo që ditën e parë ka shkelur premtimin e vetëm të dhënë para zgjedhjeve, për kryeministrin. I pyetur nga gazetarët nëse kësaj rradhe do ta votojë Talat Xhaferin për kryetar kuvendi, Sela me dozë ironije tha se kësaj here Ali Ahmeti e ka rradhën për ta votuar Xhaferin, sepse sipas tij, herën e parë kur Xhaferi u zgjodh në atë pozitë, Ahmeti as që ishte në sallë. E kreu i Alternativës, Afrim Gashi në prononcimin e tij, tha se koalicioni ASH-AAA, do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e qytetarëve të cilët janë të interesuar për ndryshim. Gashi tha se do të angazhohen me të gjithë deputetët që një ditë, vullneti i shqiptarëve të vijë në vendin e vet. Dy krerët e partive i komentuan edhe urimet që erdhën nga Kosova dhe Shqipëria pas arritjes së koalicionit LSDM-BDI. Kujtojmë, dje Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social Demokrate kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e shumicës së re Qeveritare. Kryeministër me mandat të plotë do të jetë Zoran Zaev dhe jo, Naser Zyberi i cili para zgjedhjeve ishte kandidat i BDI-së.